Tashmë është i njohur raporti i mire mes presidentit të ardhshëm Ilir Metës dhe ish-kryeministrit Sali Berishës.
Meta e ka thënë publikisht se Berishën e ka pikë të dobët dhe të fortë.
Edhe në seancat parlamentare, njihet tolerimi që Meta në cilësinë e kryetarit të Kuvendit i ka bërë Berishës, duke i dhënë kohë të pakufizuar Berishës.
Gjatë seancës së jashtëzakonshme të parlamentit ditën e djeshme, momenti më pikat ishte kur ish-kryeministri Sali Berisha mori fjalën për të shpjeguar ndjenjën e xhelozisë dhe dashurisë, duke këshilluar kryetarin e LIBRA-së, Ben Blushin që të mos ishte xheloz për marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Fjala e tij shkaktoi të qeshuri te të gjithë deputetët, por ai që nuk e përmbajti veten ishte kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Në një video të publikuar nga Balkanweb, Meta shfaqet duke qeshur me të madhe, teksa dëgjonte Berishën të fliste për dashurinë dhe xhelozinë.