Zbulohet biseda që ka çuditur Trumpin për kullën e Çikagos, Rama: Folëm dy herë, mbeti gojëhapur...

Shqipëria

Zbulohet biseda që ka çuditur Trumpin për kullën e Çikagos, Rama: Folëm dy herë, mbeti gojëhapur...

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 23:03
Edi Rama dhe Donald Trump

Ashtu siç pritej kryeministri Edi Rama, ka zbuluar se modeli i tij në politikë është ish presidenti amerikan Barka Obama.

Ai ndër të tjera ka zbuluar edhe bisedën e bërë me Donald Trumbin pak ditë më parë, teksa të dy ishin të ftuar në selinë e re të NATO-s. “Njeriu që më ka influencuar shumë është Barak Obama”, tha Rama teksa u pyet se cili ishte modeli dhe frymëzuesi në politikën e tij. 

“është në hallet e veta tani, ndërkohë që është presidenti i SHBA-ve’, tha Rama. Unë fola nga afër me atë, dy herë madje”, tha ai teksa pak ditë më parë të dy ishin ftuar në një samit të NATO-s në Bruksel.  

‘Herën e parë folëm për Shqipërinë për Rajonin. Ai në momentin kur u prezantuam nga sekretari i përgjithshëm i NATO  , kur dëgjoi Shqipëria pati një reagim shumë pozitiv. Pastaj folëm si shkuan gjërat. Ajo që besoj unë është fakti që Shqipëria është një vend multifetar. Ishte pjesë e bisedës. I thashë kur dolëm. ‘e di kush e ka bërë këtë godinë”, i thashë ata që kanë ndërtuar kullën në Çikago.", tha Rama, qe sipas tij ai nuk e dinte kete fakt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat