Hapet sheshi Skëndërbej, Rama shfaqet i emocionuar: Jam njeriu më i lumtur…

Shqipëria

Hapet sheshi Skëndërbej, Rama shfaqet i emocionuar: Jam njeriu më i lumtur…

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 22:43
Sheshi “Skënderbej” në Tiranë

Pas 10 muajsh nga nisja e punimeve mbi sheshin e rindërtuar Skënderbej u ngrit flamuri kuq e zi dhe u këndua himni kombëtar. Hapja e tij u parapri nga një ceremoni madhështore ku ishin të pranishëm qytetarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e mbarë trevat shqiptare.

Ai që bëri realitet këtë ndryshim të madh për kryeqytetin, kryebashkiaku Veliaj e quajti kilometrin zero nga ku fillojnë rrugët e Shqipërisë europiane. Duke falenderuar në veçanti kryeministrin Rama ai pati një mesazh edhe për kritikët.

Vetë kryeministri tha se ishte i emocionuar që shihte këtë projekt të realizuar.

Sheshi i ri është kompozuar me gurë dhe bimësi  të marrë nga të gjitha trevat shqiptare. Në zemër të tij gjendet hapësira pedonale, e cila rrethohet nga zona të gjelbëruara, të mbjella me bimë e pemë dekorative dhe drurë frutore.

***

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar një video live nga inaugurimi i Sheshit Skënderbej. Kurorëzimi i një pune 10 mujore, një shesh spektakolar për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve.

Rama e cilëson sheshin si “xhevahirin më të madh të kurorës së Rilindjes Urbane”.

Sheshi “Skënderbej” krijon hapësira ndërveprimi midis qytetarëve dhe mjedisit publik dhe simbolikisht është kthyer në një shesh qendror të të gjithë shqiptarëve. Elementët kryesorë të këtij sheshi janë gjelbërimi, gurët natyral, uji që do të përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vetë sheshit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat