Luan Rama: Standardet e zgjedhjeve nuk ju përafruan as standardet e zgjedhjeve në Kosovë

Shqipëria

Luan Rama: Standardet e zgjedhjeve nuk ju përafruan as standardet e zgjedhjeve në Kosovë

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 16:35
Luan Rama

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për  Integrim, Luan Rama, ka folur për sa i përket procesit zgjedhorë për “Ora News”, ku është shprehur se standardet e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka qenë ai që pritej dhe është shumë larg standardit që kërkon OSBE/ODIHR.

Gjithashtu Rama ka shtuar LSI ka evidentuar një mori problemesh gjatë procesit zgjedhor dhe  se standardet e zgjedhjeve që u zhvilluan nuk u është përafruar as standardit të zgjedhjeve në Kosovë.

“Kemi evidentuar gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe gjatë procesit të votimit  një mori problemesh që bëjnë të mundur që standardi i zgjedhjeve të mos jetë ai që prisnim dhe të jetë shumë larg nga ato që kërkon OSBE/ODIHR. Standardi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk u përafrua me standardin e zgjedhjeve në Kosovë”, është shprehur nënkryetari i LSI-së.

Nga ana tjetër për sa i përket rezultatit zgjedhor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama është shprehur se kjo forcë politike është forcë e parë për sa i përket rritjes së mbështetjes së qytetarëve si dhe kontributit të dhënë për procesin.

“LSI është forcë e parë sa i takon rritjes së mbështetjes qytetare, sa i përket kontributit për procesin, dhe natyrisht rezultati që kemi arritur pavarësisht sulmeve të pandershme, presioni që u vendos votuesi ne ia dolëm të dëshmojmë forcën tonë, rritjen tonë. Jemi ende në kohën kur po administrojmë çdo votë dhe në momentin kur të certifikojmë cdo votë në dokumentat zyrtare të KQZ do kemi një vlerësim tërësor për procesin dhe për gjithçka”, deklaroi Rama.

Nga ana tjetër vlerësimin përfundimtar të procesit,  Rama është shprehur se do të bëhet në momentin që të certifikohet çdo votë në dokumentet zyrtare të KQZ.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat