Nishani merr mesazh falënderimi nga Presidenti francez Macron

Shqipëria

Nishani merr mesazh falënderimi nga Presidenti francez Macron

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 12:06
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka marrë një mesazh falënderimi nga Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Macron e ka falënderuar Nishanin për urimet me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Francës.

Mesazhi i Macron

“Zoti President,

Dëshiroj t’ju falënderoj për dashamirësinë e madhe që treguat duke më dërguar urimet tuaja me rastin e  zgjedhjes sime si President i Francës.

Duke më zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës, francezët zgjodhën Evropën, një Evropë më të fortë dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Më lejoni të vlerësoj punën e kryer gjatë mandatit tuaj në dobi të afrimit të Shqipërisë me Evropën. Vendi juaj ka bërë përparime të rëndësishme, veçanërisht në fushën e reforëms së drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit. Unë kam besim në mundësitë e Shqipërisë për të vazhduar më tej reformat.

Duke ju përsëritur falënderimet e mia për urimet e përzemërta, ju lutem të besoni Zoti President në shprehjen e konsideratës sime shumë të lartë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat