Hazizaj: Politika po vonon Reformën në Drejtësi

Shqipëria

Hazizaj: Politika po vonon Reformën në Drejtësi

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 18:35
Sokol Hazizaj

Zabtimi i reformës në drejtësi dhe krijimi i institucioneve të reja si gjykata e antikorrupsionit dhe byroja kombëtare e hetimit, vonohen nga politika. Është ky konstatimi i juristit Sokol Hazizaj i cili në një intervistë për Report Tv shpjegon se shqipëria ka tashmë ligje por ato nuk zbatohen.

“Edhe produkti tjetër siç është byroja ose krijimi i gjykatave anti-korrupsionit, ndryshimi i profilit të Gjykatës së krimeve të rënda, duhet domosdoshmërisht të kishte filluar nga veprimtaria e tyre. Ligjet bëhen të mira, bëhen të shpejta, ndonëse edhe pa u lexuar në pjesën më të madhe të kohës së tyre. Efekti i zbatimit të ligjit është për të mos thënë në nivelin zero, është i poseduar nga politika, ndërkohë politika ndonëse e miraton vetë në kuvend ligjin del penguese e saj, padyshim do jemi në situata të tilla ku ligji ka hyrë në fuqi dhe institucionet nuk janë krijuar”, u shpreh juristi Hazizaj.

Ndalur tek zbatimi në terren i procesit të njohur si Vettingu Hazizaj sqaron se ka skepticizëm nëse do të ketë apo jo rezultate të shpejta.

“Institucionet që do bëjën verifikimin, pra do ketë probleme për tu plotësuar ende nuk kanë filluar, kjo është vonesë ligjore dhe kjo më bën të kem bindjen që ky proces edhe në muajin shtator, pse jo edhe dhjetorin, por do të zërë janarin e vitit 2018”, theksoi Hazizaj.

I pyetur në lidhje me skandalin e 300 dosje të mos dërguara për rekurs nga gjykata e tiranës në atë të lartë Hazizaj shprehet se ky është një ndër shumë probleme që shfaq sistemi i drejtësisë duke prodhuar tek qytetarët stress dhe humbje besimi.

“Çdo pengesë që i del qytetarit në realizim të së drejtës është jo vetëm vonesë, por edhe mungessë e dhënjes së lirisë. Dhënia e të drejtës në Shqipëri, jo vetëm që është e vonuar, por ka vite të tëra që është krijuar stresi i të dhënit të vendimit në favor të qytetarit”, sqaroi Hazizaj.

Për juristin Hazizaj drejtësia shqiptare ka një problem më të madh nga këto që shfaqen sot dhe ai është mosfunksionimi me anëtar të plotë i gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese. Ku sipas tij, nëqoftëse nuk funksionon kupola e drejtësisë, çfarë mund të pritet nga gjykatat më të ulta.

“Sot mendojeni një Gjykatë të Lartë e cila ka jo më shumë se 10 anëtarë funksionabël dhe për fatin e qytetarëve dhe për fatin e së drejtës, fatmirësisht ndryshoi ligji kushtetues dhe ligji për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë që shqyrtimi i çështjeve nuk bëhet më me 5 anëtarë, por bëhet me 3 anëtarë, siç është sot Gjykata Kushtetuese, e cila ka një numër të reduktuar, dihet përse funksionon dhe nga 9 anëtarë që ka Gjykata Kushtetuese, po shkon drejt gjysmës së saj, që do të thotë që Gjykata Kushtetuese nuk mundet dhe nuk ka se si të marrë vendime në favor të kërkesave apo duke i rrëzuar ato”, u shpreh Hazizaj.

Pas skandalit për fshehjen e 300 dosjeve në Gjykatën e Tiranës në një sërë gjykatash kryesore tashmë është duke u kryer verifikim në terren nga inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat