Gropë në oborrin e shkollës në Laprakë, prindërit: Na rrezikohen fëmijët

Shqipëria

Gropë në oborrin e shkollës në Laprakë, prindërit: Na rrezikohen fëmijët

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 14:03
Gropë në oborrin e shkollës në Laprakë

Edhe pak ditë dhe nis vit i ri shkollor. Por për banorët e Laprakës, dita e parë e shkollës mund të kthehet në një shqetësim të madh nëse nuk merren masa për mbylljen e një grope në hyrje të oborrit të shkollës “28 Nëntori”.

Siç shihet edhe nga fotografitë, gropa me përmasë të madhe është në të vërtetë një e çarë që përfundon në një kanal nëntokësor të ujërave të zeza.

“Gropa përbën rrezik për fëmijët e lagjes që luajnë çdo ditë aty, një rrezik që shtohet me fillimin e shkollës nëse nuk merren masa. Jemi të shqetësuar, nuk mund t’i çojmë fëmijët në shkollë nëse nuk merren masa për mbylljen e të çarës”, thonë prindërit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat