Rrjetet sociale po bëhen gjithnjë edhe më të "mençura" dhe të sofistikuara.
Facebook ka vendosur një shënim në profilin e gjykatëses Fildes Hafizi të ekzekutuar sot në Tiranë nga ish-bashkeshorti duke kuptuar se ajo ka ndërruar jetë.
"Në përkujtim të Fildesit! Urojmë që ata që e kanë dashur të gjejnë ngushëllim duke vizituar profilin e saj"., - shkruan ndër të tjera Facebook në profilin e saj.
Ky është një opsion i ri i Facebook, i cili të lejon që të vendosësh për fatin e profilit në rastet kur ndërron jetë.
Facebook e ka perceptuar që Fildes Hafizi ndërroi sot jetë duke i vendosur këtë shënim në profil.