“Ballkani fuçi baruti?!”, ministrat e Jashtëm takohen në Selanik

Shqipëria

“Ballkani fuçi baruti?!”, ministrat e Jashtëm takohen në Selanik

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 11:52
Takimi ne Selanik

Zhvillimet gjeopolitike në Ballkan dhe promovimi i mëtejshëm i bashkëpunimit rajonal, do të jenë në fokus të ministeralit dyditor që i fillon punimet të mërkurën pasdite në Selanik të Greqisë.

Në takim do të marrin pjesë Ministrat e Jashtëm dhe të Brendshëm të Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe zyrtarë nga Ministritë respektive të Energjisë.

Sipas palës greke, takimi synon të saknsionojë një bashkëpunim institucional ndërmjet vendeve të rajonit për terma me rëndësi strategjike si sfidat në çështjet e sigurisë, përballimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, krimit të organizuar, por edhe pasojave të krizës së refugjatëve, që në njerën apo tjetrën mënyrë vazhdojnë të kenë imapkt në gjithë shtetet ballkanike.

Gjithashtu do të shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm, në çështje si lufta kundër zjarreve apo siguria energjitike dhe promovimi i interkonjeksioneve të energjisë.

Ky është Ministerali i dytë i katër shteteve, pas atij të zhvilluar po në Selanik, në prill të vitit të kaluar.

Atëherë nga Shqipëria kishin marrë pjesë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati dhe ai i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ministeralet me këtë format synojnë të përçojnë mesazhin se forcimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan mund të garantohen më mirë përmes zhvillimit të sinergjive dhe bashkëpunimit rajonal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat