Masakra e Lushnjës/ Rindërtohet skema e ngjarjes: Ku ishin të rinjtë kur u qëlluan me breshëri dhe si shpëtoi Xhulio Shkurti

Shqipëria

Masakra e Lushnjës/ Rindërtohet skema e ngjarjes: Ku ishin të rinjtë kur u qëlluan me breshëri dhe si shpëtoi Xhulio Shkurti

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 18:17
Ilustrim

Gazetari Spartak Koka ka ndërtuar skemën e masakrës së Lushnjës ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën 2 të tjerë në emisionin “Kjo javë” në News 24.

“Ka qenë pasditja e të martës në 11 tetor të këtij viti, kur në bulevardin shëtitorja e Palmave kanë qenë të ulur në lokalin e Marjus Xhepexhiut dhe më pas janë ngritur në këmbë Zamir Latifi, Jurger Hoxha. Kanë qenë duke kaluar me biçiklete Bujar Turku, ka qenë Xhulio Shkurti dhe Sajmo Xheliu.

Xhulio Shkurti është nipi i Aldo Bares dhe është larguar për tek berberi 5 minuta para se të qëllohej në drejtim të shokëve të tij.

Atentatorët kanë dalë nga ura dhe kanë qenë 3 veta që kanë goditur duke lënë të vdekur Jurgen Hoxhën 28 vjec, i cili ka tentuar të largohet nga rruga dhe Zamir Latifi 26 vjeç.

Ata janë përpjekur të largohen dhe janë plot 41 plumba me të cilët është qëlluar. Ka mbetur i plagosur pronari i lokalit dhe shoku i viktimave Marjus Xhepexhiu dhe 1 person tjetër që ishte duke kaluar rastësisht”- tha Koka.

Autorët kanë ardhur nga bulevardi kryesor i qytetit me një makinë tip ‘Benz’ dhe kanë qëlluar në drejtim të personave. I dyshuari kryesor është Laert Qamil Haxhiu 26 vjeç.

Për herë të parë i publikohet fotoja. Orges Bilbili është shoku i tij dhe të dy personat kanë qenë në frontin e parë të goditjes. Personi i tretë është një autor i paidentifikuar”- tha Spartak Koka. /BW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat