Naço: Qeveria korrupton OJF-të me paratë e taksapaguesve

Shqipëria

Naço: Qeveria korrupton OJF-të me paratë e taksapaguesve

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 15:17
Nasip Naço

Për ish-ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço ndryshimi i ligjit për ndihmën juridike, është në thelb klientelist pasi në nenin 15 hartohet dhënia e ndihmës për OJF-të, nga buxheti i shtetit.

Naço tha se me këtë ligj po tentohet të manipulohet shoqëria civile, e cila sabotoi zgjedhjen e Kryeprokurorit nëpërmjet KLP-së.

 “Projektligji ka risi, duhet ta pranojmë. Ka risi sepse prandaj është klientelist. Ka nenin 15 të tij të cilin ndryshe nga sa paraqitën ekspertët ju e keni shtuar. Përmbajtja e këtij neni ka të bëjë me dhënien e ndihmës juridike për organizatat jo fitimprurëse, për shoqërinë civile e cila na mungon këto ditë për të krijuar KLP-në.

Asnjë nga kolegët e mazhorancës nuk e ka përmendur nenin 15, nuk ka dashur të thotë që po parashikohet t’i jepet shoqërisë civile para nga buxheti i shtetit, nga taksat tona, që të mbahen me të mirë këto organizata fitimprurëse, të cila në fakt si qëllim nuk kanë fitimin. Mjafton të lexosh këtë nen për të kuptuar qartë se pse ligji është klientelist nga fillimi deri në fund.

Për të kuptuar qartë se cili ishte qëllimi që është ndryshuar komplet ky ligj. Që midis ndryshimeve të shumta të mos kuptohet që ka dhe një nen 15. Ky ligj ka vetëm një qëllim, që ju të manipuloni shoqërinë civile. Nëpërmjet buxhetit të shtetit i jepni fonde shoqërisë civile. Prandaj them që ligji është klientelist”,-tha Naço.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat