Ministrja e Shëndetësisë jep një lajm të mirë: Lindi në Burrel fëmija 4200 gram

Shqipëria

Ministrja e Shëndetësisë jep një lajm të mirë: Lindi në Burrel fëmija 4200 gram

Më: 6 janar 2018 Në ora: 15:23
Ogerta Manastirliu

Me një lindje të një fëmije të shëndetshëm 4200 gram, mjekët e maternitetit Koço Gliozheni kanë nisur të japin shërbim të pandërprerë në spitalin e Burrelit.

Lajmin e jep ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila shkruan ne profilin e saj se në Burrel po punojnë me sistem rotacioni 2 mjekë në javë, për të plotësuar nevojat me mjekë gjinekologë në këtë spital.

“Faleminderit dr. Arjan Alikaj, dr. Vezir Tena, drejtorit të maternitetit Arben Rrugia dhe mjekut të ri Oljan Çala që ishin të parët që ju përgjigjën kërkesës sonë për zbatimin e sistemit të patronazhimit. Ky sistem i ri do të shtrihet në të gjitha spitalet ku ka mungesa të mjekëve specialistë, deri në plotësimin e nevojave me mjekët e rinj specialistë që perfundojnë studimet vitin e ardhshëm”, shkruan entuziaste Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat