Një biznesmen shqiptar që jetonte në Veneto të Italisë, është vetëvarur për shkak të vështirësive ekonomike. Viktime është shtetasi Marvin Proshka, 31 vjeç, i cili kishte shkuar në Itali që kur ishte fëmijë.
Ai u gjet i pajetë në kapanonin e tij në Conegliano, i vetëvarur. Sipas hetuesve nuk ka asnjë dyshim, shqiptari i dha fund jetës për shkak të pamundësisë për të dalë nga një sërë vështirësish ekonomike që e shtynë atë drejt gjestit ekstrem.
“Ai vendosi t’i japë fund jetës në kapanonin ku kishte provuar të bënte realitet ëndrrën e tij më të madhe, atë të hapjes së një kompanie të specializuar në panaire ndërkombëtare”, shkruajnë mediat italiane.
Marvin Proshka ishte pronar i shoqërisë “Promek Service”, e specializuar në organizim panairesh, kongresesh dhe eventesh.
Shqiptari ishte i martuar dhe me dy fëmijë të vegjël 2 e 5 vjeç. Mendu Proshka, vëllai i tij ka njoftuar ngjarjen tragjike në një postim prekës në FB.