LSI letër kryeprokurores Arta Marku

Shqipëria

LSI letër kryeprokurores Arta Marku

Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:09
Arta Marku

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar zyrtarisht një letër ditën e sotme Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku ku përcillet shqetësimi mbi veprimet antiligjore dhe thirrje antikushtetuese të Kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral në Kuçovë dhe kërkohet informacion mbi hetimin e kësaj çështje.

“LSI ka dërguar pranë institucionit tuaj një material të detajuar me nr.142/2 prot, datë 17.06.2017, me lëndë: “Përcillen shqetësime mbi veprimet antiligjore dhe thirrje antikushtetuese të Kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral në Kuçovë, për pjesëmarrje dhe aktivizimin e punonjësve të policisë së shtetit në fushatë dhe aktivitet elektoral në mbështetje të PS”, ku provohet shkelja e ligjit dhe Kushtetutës nga ana e Kryeministrit.

Kërkojmë nga ana juaj, të na informoni mbi hetimin e kësaj çështje nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme”, shkruhet në letrën e LSI-së.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat