Paditet Prokurorja e Përkohshme Arta Marku - Bota Sot
Paditet Prokurorja e Përkohshme Arta Marku

Shqipëria

E hënë, 18 qershor 2018

Paditet Prokurorja e Përkohshme Arta Marku

Më: 9 janar 2018 Në ora: 10:25
Arta Marku

Ende nuk janë bërë dy muaj qëkur Arta Marku ka marrë postin e përkohshëm të drejtueses së prokurorisë së përgjithshme të vendit, e vetëm sot ka ardhur një padi penale në drejtim të saj.

Arta Marku është paditur nga Rovena Gashi, pas vendimit të Prokurores së Përkohshme për të larguar prokuroren nga posti i drejtoreshës së marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Padia e Gashit i është drejtuar Gjykatës Administrative, pasi prokurorja pretendon se lirimi i saj nga detyra është i paligjshëm dhe se Arta Marku ka "uzurpuar kompetencat e KLP-së".

Marku e shkarkoi nga detyra Rovena Gashin për ta zëvendësuar me Arqile Koçin, njëri ndër garuesit për të qenë Prokuror i Përkohshëm i vendit. Gashi u dërgua si prokurore pranë sektorit të dekriminalizimit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test