Flet vëllai i Klemend Balilit: Arsyeja pse ai nuk dorëzohet…

Shqipëria

Flet vëllai i Klemend Balilit: Arsyeja pse ai nuk dorëzohet…

Më: 9 janar 2018 Në ora: 21:53
Bashkim Balili dhe Klemend Balili

Vëllai i Klemend Balilit, i shpallur në arrati prej rreth 2 vitesh dhe i akuzuar për trafik droge ishte i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”. Bashkim Balili tha se vëllai i tij nuk ndihet në Shqipëri dhe sipas tij ai nuk dorëzohet pasi nuk ka besim tek drejtësia shqiptare.

“Nuk e di ku ndodhet vëllai im. Kemi diskutuar dhe pyetja ime ishte pse nuk vjen? Nuk ndodhet në Shqipëri. Unë i kama bërë thirrje të dorëzohet. Ka një të kaluar të hidhur sa i përket këtyre skenarëve dhe e ka bërë pesimist për t’u dorëzuar. Edhe në vitin 2006 ai është akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe ka shkuar tek krimet e rendua dhe ka bërë 6 muaj burg. Nga të gjitha akuzat Klemend Balili ka qenë i pafajshëm he vetë gjykata e nxori të pafajshëm. Atëherë ishte moshë e re dhe e përballonte. Mbas 6 muajsh ai mori pafajësinë dhe ai edhe sot nuk ka besim tek drejtësia. Drejtësia është në trysninë e politikës. Politika po i bën gjyq Klemendit”, tha Bashkim Balili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat