Gjimnazistja e shkëlqyer që u vetëvra me plumb në gjoks, ja dy pistat e hetimit

Shqipëria

Gjimnazistja e shkëlqyer që u vetëvra me plumb në gjoks, ja dy pistat e hetimit

Më: 11 janar 2018 Në ora: 22:43
Ilustrim

Detaje rreqethese nga ngjarja e rende qe ndodhi dje, në Fushë-Krujë, ku një 17- vjeçare është gjetur në gjendje të rëndë në banesën e saj nga familjarët.

Ata tentuan ta transportojnë të plagosurën drejt spitalit në Tiranës, por fatkeqësisht, ndërroi jetë gjatë rrugës nga një plumb në gjoks.

Sipas Policisë, viktima me inicialet E.T., 17 vjeçe, ishte maturante e gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, në Tiranë.

Ajo mesohet se i ka dhënë fund jetës për motive ende të paqarta, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut që çoi drejt këtij akti ekstrem vajzën, që jetonte së bashku me prindërit e saj.

Sipas të dhënave, vajza ndodhej e vetme në shtëpi në momentin që ka shkrehur armën në trupin e saj. Krisma e armës ka alarmuar fqinjët e saj, të cilët kanë rendur drejt banesës së 17- vjeçares, ndërkohë kanë lajmëruar edhe Policinë e Krujës për ngjarjen e rëndë.
Ajo është gjetur e plagosur me një plumb në gjoks dhe e mbuluar nga gjaku. Është tentuar për t’i dhënë ndihmën e parë drejt spitalit më të afërt, por gjatë rrugës, vajza ndërroi jetë. Policia, e cila mbërriti më vendin e ngjarjes, tha për gazetën “Panorama” se, vajza ndodhej më dhomën e saj në momentin që ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes.

Të njëjtat burime thanë se është ushtruar kontroll në banesë për të gjetur ndonjë letër lamtumire, me qëllim për të mësuar më shumë rreth motivit që shtyu vajzën drejt vetëvrasjes. Hetuesit thanë se nuk gjetën asnjë letër lamtumire apo ku shpjegohej arsyeja e vetëvrasjes, ndërsa prindërit e saj ndodheshin në punë të dy.

Mësohet se vajza ndiqte gjimnazin në kryeqytet dhe ishte nxënëse e Gjimnazit “Petro Nini”. Prindërit e saj kishin vendosur ta shkollonin në kryeqytet për shkak të rezultateve shumë të mira të saj. Duke menduar se ky ishte një ndër gjimnazet më të mira në Tiranë dhe se kjo do t’i hapte perspektivë të mirë së bijës, 17-vjeçarja e bënte çdo ditë rrugën e Fushë-Krujës.

“Nga hetimet paraprake, kemi dalë në përfundimin se kemi të bëjmë me një vetëvrasje të pastër për motive ende të paqarta. Në vendin e ngjarjes gjetëm armën (pistoletë), që 17-vjeçarja përdori për t’u vetëvrarë.

Për momentin, mbeten mister motivi që shtyu drejt këtij akti ekstrem vajzën dhe fakti se ku gjeti pistoletën që përdori për t’i dhënë fund jetës. Familjarët e saj shprehen se vajza nuk ka shfaqur shqetësime, ndërsa mohojnë faktin që të kenë pasur armën e zjarrit në shtëpi.
Ata e profilizojnë 17-vjeçaren si një vajzë të urtë, që nuk ka shfaqur kurrë probleme. Megjithatë, ne po vazhdojmë hetimet për të mësuar motivin që çoi drejt vetëvrasjes.

Dyshimet tona janë përqendruar në dy pista: atë të zhgënjimit të saj nga ndonjë lidhje dashurore, si dhe ndonjë konflikt brenda familjes, ndonëse familjarët shprehen se marrëdhënia me vajzën e tyre ishte krejtësisht normale. Na duhet të pyesim shokë e shoqe të vajzës për të mësuar më tepër mbi jetën private të saj, nëse ka pasur ose jo lidhje intime me ndonjë djalë, ku një ndarje e mundshme mund ta ketë ngarkuar nga ana psikologjike 17-vjeçaren”, thanë për gazetën burime nga grupi hetimor.

Grupi hetimor përjashton faktin e një vrasje të mundshme. Duke rindërtuar edhe një herë në vendin e ngjarjes skenën e krimit dhe duke marrë parasysh provat e mbledhura, hetuesit dolën në përfundimin se vajza është vetëqëlluar me pistoletë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat