Në 105 vjetorin e policisë dhe me Ramën në Lezhë, policët rrihen me grushta në komisariat - Bota Sot
Në 105 vjetorin e policisë dhe me Ramën në Lezhë, policët rrihen me grushta në komisariat

Shqipëria

E diel, 22 korrik 2018

Në 105 vjetorin e policisë dhe me Ramën në Lezhë, policët rrihen me grushta në komisariat

Më: 13 janar 2018 Në ora: 18:48
Ilustrim

Teksa uniformat blu në mbarë vendin kujtuan përmes aktiviteteve 105 vjetorin e krijimit të policisë së shtetit, në komisariatin e policisë Lezhë është festuar me grushta.

Një sherr mes policsëve brenda ambjenteve te komisariatit ka përfunduar me konfrontime fizike. 

"Sektori i Sh.Ç.B.A. Më datë 13.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit N. Sh e M.M., pasi shtetasi N.Sh. me detyrë oficer i patrullës së Përgjithshme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë ka goditur me grushta Punonjësin e Patrullës së Përgjithshme M.M. ku dhe ky i fundit është kundërpërgjigjur" thotë policia.

Në lidhje me këtë ngjarje të dy punonjësit e Policisë janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka filluar ecuria disiplinore për përdorim të paligjshëm dhe i parasyeshëm i forcës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test