Ndëshkim subjekteve që kapin, balsamosin apo ekspozojnë shpendë të rralla

Shqipëria

Ndëshkim subjekteve që kapin, balsamosin apo ekspozojnë shpendë të rralla

Nga: ATSH Më: 16 janar 2018 Në ora: 06:41
Shpende

Nga laguna e Kune-Vainit ku ndodhej për të parë nga afër mbajtjen e censusit kombëtar të shpendëve dimërorë të ujit për vitin 2018, Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi,  shpalli aksionin kombëtar në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, për kontrollin dhe ndëshkimin e subjekteve që kapin, balsamosin apo ekspozojnë shpendë të rralla.

“Nuk ka njeri që punon për mjedisin që nuk është ndier shumë keq kur shikojmë simbolin kombëtar të kapur në mënyrë ilegale, të balsamosur në mënyrë ilegale, dhe po ashtu të ekspozuar në disa lokale apo qendra ku zhvillohet biznes, të simbolit kombëtar dhe të shumë kafshëve të rralla, është një thirrje e brendshme për të gjithë ne që nuk jemi aty ku duhet.

Prandaj ne kemi marrë një aksion të madh publik për të kontrolluar dhe vendosur ligjshmërinë e cila është e qartë shpendët e rralla, kafshët e rralla, nuk lejohet të gjuhen nuk lejohet të balsamosen, nuk lejohet të mbahen në kundravajtje penale”- tha ministri Klosi gjatë takimit me ekspertë dhe përfaqësues të zonave të mbrojtura.

Duke inspektuar numërimin e shpendëve, ministri Klosi vlerësoi shtimin e numrit të shpendëve si efekt i moratoriumit dhe theksoi se kundrimi i shpendëve duhet të kthehet në një burim të  fortë turistik për zonat e mbrojtura ndërsa u kërkoi të gjithë drejtorive rajonale të AKZM-së që të jenë pararojë në aksionin e mbjelljes së 20 milionë e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020.

“Ne do të presim me shumë kërshëri përgjigjet që do të vijnë nga monitorimi që do të bëjnë ekspertët për numrin e shpendëve shtegtarë që kemi sot në Shqipëri, por për ne është shumë

e rëndësishme që ky fenomen të kthehet në një burim të fortë turistik për këto zona, që një turizëm i munguar si ai kundrimit të shpendëve të bëhet një atraksion i vërtetë për këto zona të mbrojtura”, tha Klosi.

Eksperti i huaj Borut Rubinic nga Birdlife International u shpreh se “e shkuara juaj historike ka sjellë si pasojë një ruajtje tjetër të mjedisit, ndryshe nga sa ka ndodhur në disa vende të tjera në Europën Perëndimore ku zhvillimi ishte më shumë hap pas hapi. Por në fund Europa Perëndimore ka humbur shumë nga natyra e egër, ndërsa në Shqipëri si pasojë e situatës së dikurshme, ju keni disa zona të cilat janë të ruajtura, janë më pranë gjendjes së tyre natyrore, dhe ju keni asete të mëdha”.

A tha se “keni një zhvillim ekonomiko-politik që mund ta shndërroni në një përfitim”

“Njerëzit do të donin të shikonin këto vende që nuk i gjejnë më në Europë. Është potenciali juaj turistik dhe së bashku me burimet natyrore që keni, ju duhet t’i balanconi.”-tha eksperti Borut Rubinic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat