Kryemadhi: I zgjidhim vetë punët e Shqipërisë, s'kemi nevojë për jabanxhinj!

Shqipëria

Kryemadhi: I zgjidhim vetë punët e Shqipërisë, s'kemi nevojë për jabanxhinj!

Më: 20 janar 2018 Në ora: 19:55
Monika Kryemadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon përgatitjet për protestën e 27 janarit.

Mbrëmjen e kësaj të shtune, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar me strukturat e kësaj partie në Njësinë nr. 5.

Në fjalën e saj, Kryemadhi theksoi se nën qeverisjen e Edi Ramës, tashmë shqiptarët e kanë humbur shpresën.

Për këtë arsye, ajo bëri thirrje për largimin e Ramës nga pushteti. Madje ajo shkoi më tej kur tha se “ka ardhur koha që shqiptarët të zgjidhin vetë punët e tyre, dhe të ua zgjidhin jabanxhinjtë.”

Me këtë deklaratë, Kryemadhi në mënyrë indirekte i përgjigjet ambasadorit të SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu, i cili një ditë më parë doli kundër PD dhe LSI lidhur me kërkesën për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se Kushtetuta dhe ligji janë të qarta.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Rinia ka një vlerë shumë të madhe për ne shqiptarët, pasi ata janë ardhmja. Nëse të gjithë të rinjtë dhe të rejat do të iknin nga Shqipëria, vendi ynë do të ishte me i plakuri në botë.

Të gjithë po ti pyesësh ndihen të lodhur nga politika, jemi i vetmi vend që jemi në tranzicion në të gjithë Ballkanin perëndimor.

Shqiptarët kanë nevojë për deputet të cilët e duan zgjedhësin e tyre dhe të ngrenë zërin në Parlament.

Në Shqipëri po instalohet një strukturë kriminale e cila nuk ka ndodhur në 27 vite demokraci. Shqiptarët janë populli me i vjetër dhe kjo është dhe krenari dhe një nxitje për tu treguar të gjithë atyre që nuk besojnë tek shqiptarët.

Jemi popull që punët tona i zgjidhim vetë dhe nuk lejojmë jabanxhinjtë të na i zgjidhim.

Populli në 27 janar do të jetë pa parulla politike dhe ne dhe me një frymë po të duam e rrëzojmë Edi Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat