Nënë e bir me shenja dhune para se të binte zjarri, hetohet edhe pista e vrasjes

Shqipëria

Nënë e bir me shenja dhune para se të binte zjarri, hetohet edhe pista e vrasjes

Më: 21 janar 2018 Në ora: 12:14
Ilustrim

Një tjetër rrjedhë ka marrë ngjarja tragjike e ndodhur mesnatën e djeshme në Vlorë ku nëna dhe djali humbën jetën nga një zjarr që përfshiu banesën.

Burimet thonë se në dy trupat e djegur janë gjetur shenja dhunë. Djalit i janë gjetur shenja në kokë e ndërsa nënës së tij në qafë.

Po ashtu të njëjtat burime thonë se po bëhet një ekzaminim mjeko-ligjor më i thelluar për të zbuluar nëse janë vrarë para se banesës t’i vihej zjarri nëna dhe djali i saj 43 vjeç.

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja tragjike që i mori jetën nënë e bir në qytetin e Vlorës pak pas mesnatës së mbrëmshme.
Një nga të afërmit e dy personave ka treguar  se si u gjetën trupat e pa jetë të shkrumbuar nga zjarri. “I gjetëm dy trupat e karbonizuar, në trupin e Novruzit u gjet edhe një cigare,” ka deklaruar ai duke shprehur gjithashtu situatën tragjike në momentin e kontrollit në banesën e djegur.

Viktimat janë identifikuar si Selkie dhe Novruz Hoxhallari, nënë e bir.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë njëkatëshe në afërsi të zonës së pyjores, pranë “Pyllit të Sodës” rreth orës 4 të mëngjesit. Në banesë ndodhej nëna 73 vjeç dhe djali i saj 43 vjeç.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një cigareje të ndezur ose një zjarri të mundshëm për t’u ngrohur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat