Rrokaj: Protesta është edhe një “Mea culpa” e LSI për kohën që kemi qeverisur me Ramën

Shqipëria

Rrokaj: Protesta është edhe një “Mea culpa” e LSI për kohën që kemi qeverisur me Ramën

Më: 23 janar 2018 Në ora: 09:58
Deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj

Deputeti i LSI-së Shezai Rrokaj deklaron se që protesta e të shtunës të quhet e suksesshme duhet që ajo të kapërcejë partitë politike.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku profesori deklaroi se “vetëm nëse e arrijmë synimin tonë jo thjesht në pjesëmarrje por në përfaqësim dhe të dalim mbi partitë atëherë do kemi vërtetë sukses”.

Rrokaj tha se të gjithë organizmin dhe atë që kemi kërkuar këto ditë në takimet me mbështetësit tanë ka qenë jo thjesht pjesëmarrja. “Protesta duhet të jetë masive për një sërë problemesh që ka vendi sot sepse situata është vërtetë shumë e vështirë. Synimi ynë është që nga protestë politike ta kthejmë në protestë qytetare”, tha Rrokaj. 

Rrokaj sqaroi edhe raportin e LSI me PD. Sipas tij suksesi i protestës do të përcaktojë edhe bashkëpunimin politik mes këtyre dy forcave.

Ndërkaq Shezai Rrokaj bëhet një tjetër politika i LSI që pranon edhe gabimet e saj gjatë kohës që ka qenë në qeveri. “Protesta është edhe një “Mea culpa” e LSI për kohën që kemi qenë në qeverisje me Partinë Socialiste”, deklaroi Rrokaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat