Berisha denoncon Artur Bushin: I mbyti qytetarët në gjoba

Shqipëria

Berisha denoncon Artur Bushin: I mbyti qytetarët në gjoba

Më: 30 janar 2018 Në ora: 13:06
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme kreun e Bashkisë së Krujës, Artur Bushin.

Ai ka publikuar mesazhin e një qytetari, ku thotë se inspektorët e AKU-së, nën drejtimin e një punonjësi të bashkisë po vendosin gjoba nëpër biznese.

Reagimi i Berishës:

Lexoni ketu per gjobveniet e Bushit!

Qytetari dixhital denoncon gjobevenesit e Artur Bushit!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Mirembrema e shendet. Dua te beni lajm nje problem nga operacioni I AKU ne bashkin f kruj dhe te policise bashkiake po te njesis administrative f kruj.Dje si dite e diele dite pazari inspektoret e AKU nen drejtimin e nje punonjesi te bashkis kruje I afert I kryetarit te bashkis kruje z Artur bushi shoqeronte inspektoret ne cdo dyqan mishi dhe shitje peshku merrnin mish qofte dhe lek nen dore aksion qe u finalizua pa gjoba. Ne nje dyqan moren 200 qofte 100 mije lek te vjetra nen dore dhe i than po te falim Inspektor ne grup ishte nje krutan Astrit kasmi. Kurse policet e bashkis presion tregtareve rom e cdo tregtar paguan 20 mije lek te vjetra nen dor policise bashkiake. Kurse taks vendi pa fature cdo tregtar paguan nga 1 mije lek deri ne 10 mije lek te vjetra ne xhepin e te forteve qe paguanje nje shum leku te kry bashkis z Artur bushi. Ky shesh tregu eshte ndertuar me parat e taksa paguesve te qytetareve te qytetit kruje e f kruje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat