Rama – Bashës: Kush janë bamirësit rusë që të paguajnë?

Shqipëria

Rama – Bashës: Kush janë bamirësit rusë që të paguajnë?

Më: 11 mars 2018 Në ora: 16:11
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama publikoi një video ne televizionin e tij ‘ERTV’, përmes së cilës ngre disa pyetje për kryetarin e Partisë Demokratike, bazuar mbi deklaratat e bëra nga Lulzim Basha në emisionin ‘Opinion’ të së enjtes.

“Një minutë më parë më thatë që nuk e di pse Beniata Trade ia ka nisur Nik Muzin këtë shumë, muaj më parë keni thënë që po e di janë 500 mijë”.

Basha: Janë dy gjëra të ndryshme o Blend.

“Dy gjërat e ndryshme?! Atëherë qenkan edhe 500 mijë Dollarë të tjera që nuk i dimë”, pyet kryeministri. 

Fevziu: … dhe i ka bërë një lobim shqiptaro-amerikan, tani lobimi shqip amerikan Biniata Trade është? Po si?

Basha: Duhet të shohësh faktet janë dy gjëra të ndryshme.

Fevziu: Pra paska edhe një 500 mijëshe të padeklaruar.

Basha: Janë të deklaruara të gjitha, e ke gabim.

Fevziu: Po 500 mijëshja që ke deklaruar në 21 Dhjetor këtu ku ka shkuar?

Basha: Ajo nuk ka lidhje fare me PD, nuk ka lidhje.

“Po ç’janë këto 500 mijë Dollarë që t’i paskan dhënë pa lidhje, është pyetja që ngre Kryeministri mbi këtë deklaratë të kryedemokratit. Çfarë janë këta bamirës rusë që të paguajnë pa të pyetur fare”, shkruan Rama.

Fevziu: Meqë këto 500 mijë Dollarë janë mbledhur nga 100 shqiptarë ku shkuan këto lontribute, keni ndonje ide?

Basha: Jo nuk kam.

Fevziu: Ishin për PD?

Basha: PD nuk ka marrë veç atyre të deklaruara.

“Po këta 100 shqiptarë bamirës që të kanë dhënë para e kanë fshehur dorën, cilët janë. Pikërisht për këto para që nuk i ke marrë, por t’i kanë dhënë tani është koha për t’u rrëfyer në prokurori, sepse këtë herë në mes është interesi i Shqipërisë dhe rruga e saj drejt Bashkimit Europian”, shkruan kryeministri.  

Edhe akuzave të Bashës se shkrimi i “Mother Jones” është porositur prej tij, kreu i qeverisë u përgjigjet duke i kërkuar kryedemokratit të shkojë në Prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat