Vajza që vrau vjehrrën: I dhashë lëng portokalli me helm, përpëlitej…gjatë përleshjes e mbyta me duart e mia

Shqipëria

Vajza që vrau vjehrrën: I dhashë lëng portokalli me helm, përpëlitej…gjatë përleshjes e mbyta me duart e mia

Më: 14 mars 2018 Në ora: 11:30
Sipas hetuesve, 21-vjeçarja Marjana Cmeta (foto lart) ka tentuar më pas ta mbytë me një shall.

(E plotësuar)- Edhe pse nuk jetonte me vjehrrën e saj, kjo nuk e ka penguar Marjana Cmetën që problemet që kishin mes tyre ta shtynin të ndërmerrte aktin ekstrem, ta vriste duke i hedhur helm në lëngun e portokallit.

‘News24’ ka publikuar edhe deshmine e Marjanes, pjese e dosjes hetimore te prokurorise.

“Kam dy vite e martuar me Olti Lamin. Marrëdhëniet tona s’janë të mira dhe unë kisha dyshime se në këtë ndikonte vjehrra. Për këtë arsye ata ikën në banesën e tyre.

Nje dite vjehrra erdhi të blinte disa fidanë pasi kisthe shperndare qumeshtin, e pashë dhe e thirra, i thashë të vinte brenda se duhet të pajtohesim, i ofrova një pije brenda te ciles kisha hedhur fostoksine. Në një moment vjehrra filloi të përpëlitej, kaloi në agoni. Aty mendova se mora fund dhe nuk do mundja ta sillja ne jete femijen tim.

Ajo kerkonte te hapja dritaren, e mbylla fillimisht në dhomë por zëri i saj sa vinte e rritej.
Gjatë përleshjes arrita ti vë një shall për ta mbytur, pastaj me duar e mbyta deri sa dha shpirt”, keshtu ka deklaruar ajo e deshperuar para Hoxhes se zones, i cili gjithashtu eshte i arrestuar.

Marjana Cmeta, 21 vjeçare, tani nene e nje femije 5 muajsh, ndodhet e arrestuar pasi ngjarja u zbulua pas nje viti qe kishte ndodhur.

Ne pranga rane edhe shtetasit e meposhtem:

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorsisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Image

Helmimi i vjehrrës/ Si u zbulua videoja e rrëfimit të nuses, djali i viktimës dhe hoxha….

Zbulohen detajet e reja të krimit horror të ndodhur para një viti, ku nusja helmoi vjehrrën dhe fshehu krimin e rëndë.

Gazetarja aporton të dhënat e fundit rreth zbulimit të krimit dhe se si ra në dorë të prokurorisë videoja e rrëfimit që nusja bëri te hoxha.

Vjehrri Agim Lami pas krimit ka shkuar të ankohej në prokurorinë e Krimeve të Rënda se ajo po hidhte dritë rreth ngjarjes dhe se e vërteta nuk po dilte në shesh.

Ai kishte dijeni për videon që ndodhej në duart e hoxhës, se edhe kur kishte shkuar te hoxha bashkë me kushëririn, hoxha ia kishte dhënë videon ta dëgjonte. Por edhe pse ishte në dijeni për nusen, nuk e ka rrëfyer ngjarjen, por sillej dyerve të prokurorisë.

Gjatë marrjes në pyetje, burri i autores ka rrëfyer se ish bashkëshortja e tij, (e cila ishte larguar nga banesa) kishte rrëfyer skenën e krimit. Prokuroria ka përgjuar telefonatën mes Oltion Lamit (djalit të viktimës) dhe hoxhës.

Më pas me vendim të gjykatës shkuan te zyra e hoxhës për të bërë kontroll dhe për të marrë videon që është inspektuar. Duke u krahasuar me provat, shenjat në trup dhe fytyrë të viktimës, prokuroria iu drejtua gjykatës për arrest më burg për 4 të dyshuar, që nga nusja, vjehrri, djali i viktimës dhe hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat