Ish-ministri i Mbrojtjes në qeveritë socialiste, Luan Hajdaraga, ka pësuar një ishemi cerebrale. Nga raportimet e para mësohet se gjendjea e tij shëndetësore është rënduar teksa po kalonte në pikën e kalimit kufitar Qafë Thanë.
Mësohet se ndihmën e parë mjekësore, Hajdaraga e ka marrë në Prrenjas dhe më pas është transportuar drejt QSUT-së me një helikopter.
Aktualisht, Hajdaraga është në pavionin e Neurologjisë, ku dhe po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësor.