Politika të shqetësohet më shumë për gjeneratat sesa për zgjedhjet

Shqipëria

Politika të shqetësohet më shumë për gjeneratat sesa për zgjedhjet

Më: 10 prill 2018 Në ora: 15:07
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se ka ardhur koha që politika shqiptare të shqetësohet më shumë për gjeneratat sesa për zgjedhjet e ardhshme.

Duke folur për seminarin me temë ‘Keqpërdorimi i burime administrative gjatë proceseve zgjedhore’, Erjon Veliaj tha se zgjedhjet janë njëherë në katër vite, ndërsa puna për gjeneratat duhet të përditshme. Ai tha se çështja e mungesës së besimit është një nga problemet kryesore të proceseve zgjedhore në Shqipëri.

“Fokusi në gjeneratën tjetër dhe jo detyrimisht vetëm në zgjedhjet tjera do të jetë mandrra e çdo politikani e është diçka që ne në këtë qytet e praktikojmë në mënyrë të përditshme. Një nga defiçitet tona që ne kemi në proceset tona zgjedhore është mungesa e besimit dhe dyshime që gjithmonë tjetri do të bëjë një hile.”

Aktiviteti në fjalë u organizua nga Asambleja e Këshillit të Evropës në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionin e Venecias. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat