Gardiani me hashash në burg

Shqipëria

Gardiani me hashash në burg

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:43
Ilustrim

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në Shqipëri, arrestoi në flagrancë një punonjës të policisë së burgut të Fierit, pasi gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.

Adrian Haxhia, 48 vjeç është arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike e llojit hashash.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat