Aleanca me PD me LSI, Berisha: Jetike kundër Edi Ramës

Shqipëria

Aleanca me PD me LSI, Berisha: Jetike kundër Edi Ramës

Më: 9 maj 2018 Në ora: 09:25
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se aleanca mes PD-së dhe LSI-së është jetike në betejën kundër kryeministrit, Edi Rama.

Berisha shprehet se aleanca mes dy partive opozitare po konsolidohet, ndërsa shton se bashkimi i tyre do të sjellë edhe luftë të fortë ndaj rrezikut kombëtar, siç e cilëson ai Ramën.

“Unë mendoj se aleanca dhe bashkëpunimi opozitar është jetik në betejën kundër kësaj të keqeje dhe rrezikut të madh kombëtar që është Edi Rama. Unë shoh që kjo aleancë po konsolidohet. E kam mbështetur dhe e mbështes publikisht. Ka qenë në tetor ku opozita u bashkua dhe shpalli një platformë.”, -u shpreh Berisha mbrëmjen e djeshme në emisionin “360 gradë” në Oranews.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat