Shqipëria një shekull larg Evropës, duhet pritur të kalojë viti 2100, ndërsa të tjerët duhet të ndalen

Shqipëria

Shqipëria një shekull larg Evropës, duhet pritur të kalojë viti 2100, ndërsa të tjerët duhet të ndalen

Më: 10 maj 2018 Në ora: 18:52
Shqipëri

Një raport i Open Society Bullgari i përpunuar dhe pasqyruar më pas nga prestizgjiozja Bloomberg, tregon se, Shqipërisë dhe Serbisë do t`i duheshin pak më shumë se 80 vite për të arritur 90% të standardeve të jetesës së Bashkimit Evropian.

Kjo, sqaron Bloomberg, do të thotë se, Shqipëria nuk do ta arrijë dot Bashkimin Evropian brenda këtij shekulli, pra brenda vitit 2100, gjë që realisht është një kambanë alarmi. Madje, në raport, mbi Shqipërinë vihet shenja mbi, çka do të thotë se duhet të kalojë edhe viti 2100. Kjo shifër përllogaritet mbi ecurinë aktuale të ekonomisë shqiptare. Në rast të një boomi ekonomik, apo të ndonjë krize, kjo shifër do të përmbysej tërësisht.

Pak kohë më parë, Banka Botërore nënvizonte se, Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë i duhen 60 vite për të arritur standardin e Evropës, ndërkohë që të tjera studime flasin për diçka më pak. Sido që të jetë, të gjithë duket se janë të sigurt se, do të duhet të kalojnë dekada përpara se shqiptarët të mund të jetojnë si të ngjashmit e tyre në Evropë, e ndoshta edhe një shekull, siç thotë Bloomberg dhe Open Society. Ky projeksion fatkeq duhet të shërbejë sot për të ndryshuar të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat