Nis seanca e shumëpritur nga mediat, ja çfarë bën Izet Haxhia

Shqipëria

Nis seanca e shumëpritur nga mediat, ja çfarë bën Izet Haxhia

Më: 7 qershor 2018 Në ora: 13:17
Izet Haxhia

Në orën 12:30, ashtu siç ishte parashikuar ka dalë në gjyq Izet Haxhia. Ai është shfaqur i qeshur, i veshur me xhaketë dhe kemishë të bardhë dhe nuk ka ngurruar që të përshëndesë me dorë dikë që ka qenë brenda në sallen e gjyqit.

Gjyqtari i Tiranës, Besnik Hoxha, do të shqyrtojë kërkesën për rivendosje në afat të ankimimit për çështjen e Izet Haxhias.

Pak javë më parë, avokati i ish-truprojës së Berishës, Bashkim Nikolla pati dorëzuar një kërkesë për rivendosje në afat të ankimit për vendimin që e dënoi me 25 vjet burgim për vrasjen e Azem Hajdarit. Kjo ishte edhe lëvizja e parë e Izet Haxhias, që pas ekstradimit nga Turqia.

Pritet që kjo kërkesë të shqyrtohet ditën e sotme, pasi të rivendoset në afat ankimimi, Haxhia së bashku me avokatin do të vijojnë procedurat për rigjykim dhe rihetim të dosjes “Hajdari”.

Haxhia është dënuar me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e deputetit Azem Hajdari, ndërsa në kërkesë shkruhet se ai nuk është marrë në pyetje asnjëherë, qoftë nga Prokuroria dhe qoftë nga Gjykata.

Haxhia nuk ka pasur avokat me prokurë të nënshtruar nga ai dhe është dënuar në mungesë.

Prej vitesh, Haxhia ka jetuar në Turqi dhe së fundmi, Gjykata Supreme e Turqisë i tha “po” ekstradimit të Izet Haxhias. Procedurat kishin nisur që në vitin 2007, ku në krye të qeverisë ishte Berisha. Ministria e Drejtësisë Shqiptare i ka siguruar palës turke se do ta rigjykojë Haxhian në rast se ekstradohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat