Edi Rama sfidon BE-në: Më thoni çfarë të bëj? Unë jam gati!

Shqipëria

Edi Rama sfidon BE-në: Më thoni çfarë të bëj? Unë jam gati!

Nga: N.Sh Më: 15 qershor 2018 Në ora: 17:39
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Profil.at”, ku ka folur për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, një vendim që pritet të merret nga shtetet anëtarë më 28 qershor.

Nga ana tjetër ai ka folur lidhur me rritjen e numrit të refugjatëve të cilët përdorin si rrugë tranzitore Shqipërinë për të arritur më pas në vendet e BE-së, transmeton "Bota sot".

Në fund të qershorit, Këshilli Evropian në Bruksel do të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Për momentin duket se situata nuk po shkon shumë mirë.

Rama: Nëse vonesa e hapjes së negociatave të Shqipërisë për në BE do t’i ndihmonte ata kundër rritjes së fuqisë së kundërshtarëve dhe populistëve të saj, atëherë unë jam gati. Por përndryshe ne kemi bërë gjithçka që BE na ka kërkuar të bëjmë. Ne e ndryshuam kushtetutën me opozitën, e cila përndryshe nuk pajtohet me pothuajse të gjitha çështjet. Tani funksionon një sistem i ri emërimi për gjykatësit dhe prokurorët. Natyrisht, Shqipëria ende ka nevojë për shumë kohë për t’u bërë anëtare e BE-së, por unë nuk jam aktualisht i interesuar për anëtarësim. Fillimi i negociatave të pranimit do të na ndihmonte më tej për të zbatuar reformat.

Disa shtete si Franca, Holanda dhe Danimarka kanë ende rezerva për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Rama: Është e vështirë për mua të kuptoj se edhe pse vendimi i Komisionit të BE  ka dhënë dakortësinë për të filluar bisedimet ne, kjo situatë nuk duhet të jetë detyrues për shtetet anëtare. Ne jemi gjithashtu të gatshëm t’i kthejmë bashkatdhetarët që banojnë ilegalisht në Francë ose në vende të tjera të BE. Por besimi i shqiptarëve në BE është se këtu situata përmirësohet.

Nëse numri i refugjatëve duhet të rritet, ne tashmë presim ndihmë nga BE. Kjo është ajo që i thashë kancelarit federal Kurz në Vjenë. Sipas kancelarit austriak Sebastian Kurz ekziston një rrugë e re në Ballkanin për refugjatët, dhe ata kalojnë  në Shqipërinë dhe Bosnjen.

Rama: Ne kemi regjistruar rreth 2200 refugjatë nga Siria dhe Pakistani që nga fillimi i vitit. Kjo është një rritje, por ende një numër i vogël. Ne nuk duam të ngremë gardhe kufitare. Megjithatë, nëse rritet numri i refugjatëve, ne tashmë presim ndihmë nga BE. Kjo është ajo që i thashë kancelarit federal Kurz në Vjenë.

Ka akuza kundër ministrit të Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, se ai kishte mbrojtur vëllain e tij i cili ishte i dënuar në Itali për trafik droge.

Rama: Italia kurrë nuk ka kërkuar ekstradimin e tij. Çfarë duhet të bëjmë?

A është ndaluar kultivimi në shkallë të gjerë i kanabisit në Shqipëri që nga viti 2016?

Rama: Ne luftuam në mënyrë efektive. Por kush i shqetëson për problemet e drogës  Holandën apo Francën? Shqiptarët janë gjithmonë ata që akuzohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat