LSI zbulon skandalin e votimit për ligjin e Teatrit: E manipuluan, ja prova

Shqipëria

LSI zbulon skandalin e votimit për ligjin e Teatrit: E manipuluan, ja prova

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 13:17
Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar sot një fakt lidhur me votimin e djeshëm në Kuvend, kur shumica me 75 vota i hapi rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.

Postimi i Vasilit

Manipulohet votimit te ligjit per teatrin,pergjegjesi penale nga kryetari tek me i fundit.

Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.

Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues.
Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor.

Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anullimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht.
Prokurorja e pergjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar.

Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise.
Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht legjitim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat