AKU bllokon 43 litra qumësht në Sarandë

Shqipëria

AKU bllokon 43 litra qumësht në Sarandë

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 11:37
Sarandë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, ka vijuar aksionet në terren për bllokimin e produkteve që tregtohen jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Këtë të shtunë inspektorët kanë kryer një aksion në Sarandë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake.

AKU ka bllokuar 43 litër qumësht që tregtohej në rrugë, jashtë kushteve higjieno-sanitare dhe në temperaturë të lartë.

Policia Bashkiake njofton se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Kontrolle të ngjashme kryhen çdo ditë në qytetet e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat