Çmenduria e çmimeve në jug të Shqipërisë – 8 mijë lekë për ushqimin që në SHBA kushton 5 dollarë - Bota Sot
Çmenduria e çmimeve në jug të Shqipërisë – 8 mijë lekë për ushqimin që në SHBA kushton 5 dollarë

Shqipëria

E mërkurë, 15 gusht 2018

Çmenduria e çmimeve në jug të Shqipërisë – 8 mijë lekë për ushqimin që në SHBA kushton 5 dollarë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 16:20
Shqipëri

Çmimet në Shqipërinë e Jugut janë duke u rritur vazhdimisht. Kjo për shkak të ardhjes së turistëve të shumtë në këtë zonë, sidomos nga Kosova. Por që një kokërr vezë të shitet 8 mijë lekë, të vjetra, kjo nuk ishte dëgjuar e parë.

Rritja e çmimeve, sidomos në dhomat e hotelit dhe ushqimeve, po i irriton edhe qytetarët e Shqipërisë.

Gazetari i Shqipërisë, Klodian Tomorri ka publikuar në Facebook një faturë restoranti ku një omlet me 2 vezë është faturuar 16 mijë lekë. Ai ka shtuar se edhe nëse do t’i kishte të gjitha shpenzimet e kryera, nuk do të shkojë më për pushime.

“Në downtown Manhattan kokrra e vezës bën maksimumi 5 dollarë. Ne vendin me brekëgrisur të Europës veza kushton 8 mijë lekë. Përveç kësaj mund te kapesh Okazion edhe ndonjë plumb bythëve. Të keqen e turizmit. Unë ta di se i kam te gjitha falas nuk shkoj asnjë sekonde për pushime më në jug”, ka shkruar gazetari Tomorri.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test