Një i ri është plagosur me armë zjarri në banesën e tij në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”. Sipas njoftimit të policisë 28-vjeçari me inicialet A.S është plagosur me armë zjarri në këmbë, në rrethana ende të paqarta,
Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorit.