Të premten është njoftuar se “Air Albania”, kompania e parë ajrore shqiptare, ku aksionar është edhe shteti shqiptar, ka nisur fluturimin e parë Tiranë-Stamboll, por ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se është një mashtrim.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ai duke iu referuar kryeministrit Edi Rama ka thënë se u shet shqiptareve Turkish Airline për Albanian Airline.
Postimi i plotë:
Kallam Deshtaku nje rekord te ri mashtrimi!
Ai u shet shqiptareve Turkish Airline per Albanian Airline.
Dje nga Rinasi në oren 8.30 nuk u nis asnjë avion i Air Albania.
Të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i "Turkish Airlines" TK6888