Rama mburr aksin 'nga 3D në realitet', Vasili: Sklerotik, jepe me 3D edhe dhunën e Jalit!

Shqipëria

Rama mburr aksin 'nga 3D në realitet', Vasili: Sklerotik, jepe me 3D edhe dhunën e Jalit!

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 10:09
Petrit Vasili

Kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i ka kthyer përgjigje “hazër xhevap”, kreut të qeverisë, Edi Rama, që ka publikuar me entuziazëm, përfundimin e aksit të ri që përshkon Pogradecin nga hyrja në dalje. Vasili e ka kapur në ajër, indiferencën e Ramës për shembjet dhe dhunën në Jalë teksa tregon kalimin "nga 3D në realitet"  dhe i është përgjigjur:

“Kryeminister sklerotik, jepe me 3D edhe dhunen e Jalit. Ky kryeminister, te gjithe matufllekun propagandistik e ka perqendruar te ca video idiote rrugesh me dy kalime, te ngushta si mendja e tij sklerotike. Le ta jape edhe dhunen ne Jal kunder njerezve te thjeshte ne video me HD, me 3D apo me 4K. O sklerotik, ke gjekundi ndonje meter autostrade? Apo, meqenese jane te gjera dhe me kater korsi, autostradat nuk t'i merr formati i fishkur i videos?”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat