Për “Babalen”, Patozi: Ka probleme më të mëdha, rekord i degradimit të politikës - Bota Sot
Për “Babalen”, Patozi: Ka probleme më të mëdha, rekord i degradimit të politikës

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Për “Babalen”, Patozi: Ka probleme më të mëdha, rekord i degradimit të politikës

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 07:22
Astrit Patozi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi,  ka ironizuar situatën politike në vend dhe përqëndrimin e vëmendjes tek çështja “Babale”.

Patozi kujton problemet e vendit si çmimi i karburanteve, kriminalitetin, korrupsionin, largimin e shqiptarëve dhe thotë se debati për “babalen” është një rekord i degradimit të politikës në Shqipëri.

"Nuk mbaj mend asnjë rast tjetër të ngjashëm. Janë 6 debate televizive njëkohësisht sonte në “prime time”, që të gjitha me një temë, “Babalen”. Që do të thotë, në një farë mënyre, se ky është problemi kryesor që ka Shqipëria sot, për të mos thënë i vetmi. Tani pritet vetëm që të dalë dikush e të shpallë gjendjen e emergjencës së përgjithshme kombëtare, për mbylljen e shkollave, fabrikave, furrave të bukës, restoranteve po e po, madje edhe spitaleve, derisa të zgjidhet kjo çështje", shkruan Patozi në reagimin e tij.

Ai vijon më tej:

"Unë nuk them dot se ata që e gatuan serialin e neveritshëm me Babalen e kanë bërë qëllimisht, por ky është një rekord i zi i degradimit të politikës në Shqipëri".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test