Vrasja e 3 personave në Mat, deputetja e PD-së akuza të forta Edi Ramës - Bota Sot
Vrasja e 3 personave në Mat, deputetja e PD-së akuza të forta Edi Ramës

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Vrasja e 3 personave në Mat, deputetja e PD-së akuza të forta Edi Ramës

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 12:22
I arrestuari

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi reagon për vrasjen e tre punonjësve të bashkisë në Mat.

Sipas saj Rama hesht se është përgjegjës për mendësinë kriminale dhe të pasigurisë që ka mbjellë në vend.

“3 qytetare humben jeten dhe  nje tjeter po lufton me plaget e marra ne spital. Ata nuk ishin bandit  as trafikant e vrases por ishin qytetare te ndershem qe po punonin per te ndertuar rruge per banoret e varfer te Shellise.

Ndersa sot familjaret dhe qytetaret e Matit pergaditen tu japin lamtumiren e fundit 3 qytetareve qe u vrane ne krye te detyres,kryeministri i vendit nuk ka gjetur nje minute te pakten per te ngushelluar familjen ndonese pergjegjesia e tij eshte e shumfishte.

Ata 3 qytetare u vrane barbarisht dhe jo nga nje njeri dosido  jo per hakmarrje apo prishje pazaresh droge, por nga kryeplaku dhe kryetari i PS me motivin e vetem se po ndertonin rruge dhe rruga mund ti prishte pune ne zgjedhje. 

Kjo eshte mendesia barbare qe ka mbjelle Edi Rama me qeveverine e tij. Trafik droge per vota, kriminel qe kercenojne me zgjedhje dhe kulmi vrasja e djeshme me e tmerrshmja nga te gjitha. Edi Rama hesht sepse eshte ai pergjegjes i kesaj mendesie kriminale i kesaj pasigurie dhe i banditeve qe ka veshur me pushtet politik”, shprehet ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test