Deputeti i PD-së në Fier: Alizoti, i pabesueshëm. E njoh mirë Fred hajdutin - Bota Sot
Deputeti i PD-së në Fier: Alizoti, i pabesueshëm. E njoh mirë Fred hajdutin

Shqipëria

E diel, 21 tetor 2018

Deputeti i PD-së në Fier: Alizoti, i pabesueshëm. E njoh mirë Fred hajdutin

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 16:31
Luan Baçi

Kjo është shtëpia e dëshmitarit të Prokurorisë për çështjen “Babale”, Fredi Alizoti, në lagjen “1 Maji” në Fier. E ëma dhe e motra u qëndrojnë larg medieve dhe shfaqja e gazetarëve në lagje i ka zemëruar.

Të vetmet fjalë, që e ëma u ka thënë gazetarëve pas kamerave janë se i biri le të vuajë atë që ka bërë dhe t’i lenë të qeta, pasi një javë më parë humbi bashkëshortin.

Pak ditë më parë, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji postoi në faqen e tij të Facebook një videopërgjim, realizuar nga disa persona me Alfred Alizotin, dëshmitarin që sipas Prokurorisë ka pranuar se ka aktruar si të ishte Agron Xhafaj në audiopërgjimin “Babale”.

Në lagjen e tij, Alizotin e njohin mirë, por askush nuk flet, përveç deputetit demokrat Luan Baçi.

“Është kontigjent i policisë, është njeri ordiner. Dhe ky njeri që e njoh personalisht rri duke kërkuar lekë rrugëve, hajdut banesash. Vet policia e ka pranuar, e ka ndjekur për ta kapur për hyrje në dyqane. Kur pashë videon u kujtova se kush ishte: Fred emri, mbiemri hajduti”, tha Luan Baçi, deputet i PD-së.

Alfred Alizoti, sipas Prokurorisë imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin “Babale”, me premtimin se do të merrte 100 mijë euro. Por, pasi kjo nuk ndodhi, ai iu rrëfye policisë e më pas prokurorëve, ndërsa aktualisht ndodhet në burg nën arrest.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test