Kryetari i Gjykatës së Kushtetuese Bashkim Dedja dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, në vend që të ishin shembull për njerëzit e tjerë të drejtësisë, kanë shkelur vetë rregullat dhe ligjet në fuqi në raport me pasurinë. Kjo është kryefjala e rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të siguruara nga Shqiptarja, për fatin e Bashkim Dedes dhe Xhezair Zaganjorit. ONM, organizmi që mbikëqyr procesin e Vetingut, por që mund të kryejë hetime të pavarura për veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kundërshton vendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për konfirmimin në detyrë të krerëve të gjyqësorit shqiptar, Dedja dhe Zaganjori.
Ndryshe nga vendimi i KPK, në rekomandimin për Bashkim Deden, ONM thekson se kreu i Kushtetueses nuk i është përgjigjur qëllimisht në mënyrë të plotë dhe të hollësishme kërkesave të ligjit për ligjshmërinë e pasurisë së tij. Sipas ONM, Dedja duhet shkarkuar nga detyra