“Kush guxon të bëj “të fortin” përballë shtetit, policia do ti “nxijë” jetën!”

Shqipëria

“Kush guxon të bëj “të fortin” përballë shtetit, policia do ti “nxijë” jetën!”

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 15:38
Policia shqiptare

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar pak minuta më parë në Twitter, lidhur me aksionin e policisë “Forca e Ligjit”.

Xhafaj bën me dije se ky operacion ka dhënë rezultate të jashtëzakonshme në kontrollin e të gjithë territorit, duke sjellë rend dhe qetësi për të gjithë qytetarët.

Duke iu referuar detajeve të aksionit, ai thotë se në rreth 30 ditë, janë vënë në pranga mbi 300 persona.

Ndër të tjera ai paralajmëron se kush guxon të bëjë të fortin përballë shtetit, policia do ti nxijë jetën. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ministri Xhafaj paralajmëron se shumë shpejt do prezantojnë paketën antikrim, me masa më të ashpra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat