Burri qan se e ka lënë vetëm, Vjollca: Le të qajë e të plasë, unë jam si gocë e re e pi kafe…

Sociale

Burri qan se e ka lënë vetëm, Vjollca: Le të qajë e të plasë, unë jam si gocë e re e pi kafe…

Më: 30 maj 2021 Në ora: 20:43
Zenuni dhe Vjollca

Zenuni dhe Vjollca kanë qenë të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ku treguan se prej 5 vitesh ata kanë probleme me njëri-tjetrin dhe shkak është bërë një borxh goxha i madh që Zenuni i ka dhënë kushëririt të parë.

Bëhet fjalë për 36 mijë Euro, që ai ia ka dhënë me mirëbesim për shkak të marrëdhënies së ngushtë që kanë pasur me njëri-tjetrin. Kushëriri nuk ia ka larë borxhin akoma dhe sot dhe për këtë arsye, Vjollca dhe dy djemtë e braktisën atë.

Djemtë jetojnë në Itali, ndërsa Vjollca jeton në shtëpinë e re që vëllezërit kanë ndërtuar, kurse Zenuni jeton në shtëpinë e vjetër e cila ka kushte shumë të vështira dhe nuk është aspak e banueshme.

Vjollca është e prerë në vendimin e saj dhe nuk dëshiron të kthehet me Zenunin sepse ajo po e shijon jetën e vetme, ku nuk mungojnë as qejfet, as të dalat në kafe me shoqet, gjë që Zenuni më parë nuk ia mundësonte dot.

Vjollca: Shiko si po më dridhen duart.

Eni Çobani:  Po edhe ai po qan.

Vjollca: Të qajë dhe le të plasë, unë po qaj vetë, po më qajnë kalamajtë atje.

Ardit Gjebrea: Këtu nuk jam dakort.

Eni Çobani: Vjollca ke burrin e  45 viteve përballë, nuk mundet që t’i të mohosh çdo gjë. Ti ke kaluar probleme si çdo familje, me burrin, me fëmijët.

Vjollca: Unë jam si gocë e re, nuk dua t’ja di për të. Ç’e dua unë atë, vetëm për ta larë, vetëm për ta shpëlarë?

Eni Çobani: Po detyrat e gruas po bën ti.

Vjollca: Jo unë dua të bëj një dorë jetë, të jetoj mirë, çantën në krahë, pi kafen në lokal, kokrrën e qejfit.

Ardit Gjebrea: Kokrra e qejfit për të pirë vetëm një kafe?

Vjollca: Të pi kafe, të dal shëtitje, të dal në Tiranë.

Zenuni: Unë e bëra gabimin s’ka faj ajo.

Ardit Gjebrea: Është kohë korone, nuk është edhe aq kollaj për të dalë, kështu që më mirë me burrin.

Vjollca: Nuk më ka kapur korona, gjilpërën e bëra.

Zenuni: Unë kam ardhur për t’i dhënë dorën ose kjo për të më dhënë dorën që të pajtohemi, të bëjmë paqe.

Vjollca: Të ta jap unë ty këtë dorë që shiko se si është?  Është gjynah që dora ime të takojë dorën tënde.

Në fund të seancës së ndërmjetësimit, Vjollca u detyrua që t’i japë dorën Zenunit por u shpreh se zemra nuk ia ndjeu aspak, duke na lënë të nënkuptojmë se ajo nuk dëshiron që të jetojë më me Zenunin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat