Më shumë se 230 milionë vajza dhe gra u janë nënshtruar gjymtimit gjenital, thotë UNICEF

Sociale

Më shumë se 230 milionë vajza dhe gra u janë nënshtruar gjymtimit gjenital, thotë UNICEF

Më: 8 mars 2024 Në ora: 17:27
Foto ilustrim

Sot, më 8 Mars, në vend të lajmeve të bukura, për fat të keq, UNICEF njofton se mbi 230 milionë vajza dhe gra u janë nënshtruar praktikave të ndryshme për gjymtimin gjenital. Në 8 vitet e fundit, më shumë se 30 milionë njerëz kanë kryer këtë procedurë, e cila përkon me heqjen e pjesshme ose të plotë të organeve gjenitale të jashtme, shkruhet në raportimin e UNICEF.

Megjithëse përqindja e grave dhe vajzave që kanë përjetuar një gjymtim të tillë është në rënie, sërish përpjekjet për ta zhdukur këtë procedurë janë të ngadalta, në raport me rritjen e shpejtë të numrit të popullsisë.

“Praktika e gjymtimit gjenital te vajzat dhe gratë po bie, por jo me rimtin e duhur”, shkruhet në raportin në fjalë.

Praktika e gjymtimit të organeve seksuale mendohet (në mënyrë të gabuar) se kontrollon seksualitetin e grave dhe ka efekte të shumta, nga gjakderdhja masive deri edhe te vdekja. Vajzat dhe gratë janë viktima të kësaj procedura, pavarësisht nga mosha e tyre. Praktika mund të kryhet qysh prej lindjes e deri në moshën madhore.

Disa nga problematikat që kjo procedurë sjell janë:

Infeksione të traktit urinar

Probleme me ciklin menstrual

Ulje të kënaqësisë seksuale

Ndërlikime gjatë procesit të lindjes

PTSD (Stres post-traumatik)

Depresion

Vetëbësim më të ulët

Kontinenti ku kryhet më shumë kjo procedurë është Afrika, ku rreth 144 milionë vajza dhe gra detyrohen t’i nënshtrohen gjymtimit gjenital. Më pas, pasohet nga Azia dhe Lindja e Mesme. Në Azi, rreth 80 milionë gra dhe vajza janë viktima të kësaj praktike dhe në Lindjen e Mesme, 6 milionë. Somalia kryeson listën dhe në 99% të rasteve, vajza dhe gra nga mosha 15-49 vjeç kanë kryer një procedurë të tillë.

Edhe nga Etiopia, Nigeria dhe Sudani raportohet një numër i lartë i përdorimit të kësaj praktike dhe UNICEF ka bërë thirrje që në disa shtete, progresi të përshpejtohet 10-fish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat