Qerimaj dhe Godelli të pafat

Sporti

Qerimaj dhe Godelli të pafat

Më: 8 prill 2021 Në ora: 12:02
Qerimaj dhe Godelli të pafat

Erkand Qerimaj nuk ia ka dalë të sjellë medalje për Shqipërinë në kampionatin Europian të peshëngritjes që po zhvillohet në Rusi.

Shkodrani u penalizua nga një dëmtim, edhe pse e vazhdoi garën duke bërë një sakrificë.

Qerimaj e mbylli në vend të tretë në Baterinë B në stilin e shkëputjes, ndërsa më pas në shtytje e nisi mirë duke ngritur 180kg, por nuk ia doli në 184 dhe 185kg.

Ndërkaq, Godelli nuk ia doli të tregonte veten pasi dëmtimi e penalizoi. Ai ngriti 152 kg në shtytje, por dëmtimi bëri që ta linte përgjysmë garën pasi ishte e pamundur ta vazhdonte. Kujtojme, se më parë në këtë kampionat Calja ia ka dalë të marrë medalje të argjendtë dhe të bronztë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat