Bach: KON-i pret të vazhdojë bashkëpunimin e frytshëm me Komitetin Olimpik të Kosovës

Sporti

Bach: KON-i pret të vazhdojë bashkëpunimin e frytshëm me Komitetin Olimpik të Kosovës

Më: 20 prill 2021 Në ora: 17:09
Bach: KON-i pret të vazhdojë bashkëpunimin e frytshëm me frytshëm Olimpik të Kosovës

Presidenti i KON-it, Thomas Bach, uron Ismet Krasniqin për zgjedhjen president i KOK-ut

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach, i ka dërguar letër urimi, Ismet Krasniqit, për zgjedhjen president i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në letër urimin, presidenti Bach ka shprehur gatishmërinë e KON-it për të vazhduar mbështetjen për Komitetin Olimpik të Kosovës.

“Faleminderit për letrën tuaj të datës 4 prill 2021 dhe më lejoni t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj si president i Komitetit Olimpik të Kosovës më 25 mars 2021, dhe urimet e mia më të mira për një mandat të suksesshëm.

KON-i pret të vazhdojë bashkëpunimin e frytshëm me Komitetin Olimpik të Kosovës dhe mbetet plotësisht në dispozicionin tuaj për të vazhduar përkrahjen dhe ndidhmën për KOK në kryerjen e misionit dhe aktiviteteve të përditshme, në interes të Lëvizjes Olimpike dhe sportistëve në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në letrën e presidentit Bach.

Presidenti Bach pritet të zhvillojë edhe një takim online me presidentin Krasniqi, gjë që data pritet të konfirmohet në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat