Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka takuar sot presidentin e Kroacisë

Sporti

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka takuar sot presidentin e Kroacisë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:34
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, ka takuar sot presidentin e Kroacisë

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka takuar sot presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq.

Të dy palët u takuan në Poreç të Kroacisë, ku u zhvilluan finalet e Kampionatit Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.

Presidenti Krasniqi, i shoqëruar edhe nga këshilltari i tij, Besim Aliti, shfrytëzuan rastin për ta njoftuar presidentin Milanoviq me të arriturat e shtetit tonë në fushën e sportit, për çka i pari i shtetit kroat mbeti i impresionuar, duke i uruar vendit tonë suksese edhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Gjatë bashkëbisedimit, presidenti Milanoviq shfaqi kënaqësinë e takimit të para disa ditëve me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Pikërisht në Poreç, Kosova sot fitoi medaljen e bronztë evropiane me karateistin, Herolind Nishevci.

Presidenti Krasniqi ndjeku nga afër paraqitjen e karateistëve tanë në Evropian, derisa gjatë këtyre ditëve u takua edhe me presidentin e Komitetit Olimpik të Kroacisë, Zlatko Matesha, kryetarin e Federatës Botërore dhe Evropiane të Karatesë, Antonio Espinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat