Takohen me Këshillin Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës

Sporti

Takohen me Këshillin Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:07
Takohen me Këshillin Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, kanë pritur sot Këshillin Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive tjera Negative në Ngjarjet Sportive.

Këshilli kryesohej nga kryetari, Besim Kelmendi dhe anëtarët tjerë, Gazmend Hoxha, Fatmir Kabashi dhe sekretari Mehdi Uka. Pjesë e këtij këshilli është edhe përfaqësuesi i KOK-ut, nënpresidenti Gazmend Maxhuni.

Presidenti Krasniqi përgëzoi këshillin për punën që po bëjnë, derisa shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij dhe të KOK-ut për bashkëpunim.

Në emër të këshillit, foli kryetari Kelmendi, i cili falënderoi drejtuesit e KOK-ut për pritjen, ndërsa foli për punën dhe sfidat e këshillit në luftimin e dukurive negative në sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat