Drejtuesit e KOK-ut pritën presidentin e KO të Shri Lankës, Suresh Subramaniam

Sporti

Drejtuesit e KOK-ut pritën presidentin e KO të Shri Lankës, Suresh Subramaniam

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 17:34
Drejtuesit e KOK-ut pritën presidentin e KO të Shri Lankës, Suresh Subramaniam

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur presidentin e Komitetit Olimpik të Shri Lankës, Suresh Subramaniam, i cili po e viziton KOK-un.

Presidenti Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Aliti, duke falënderuar presidentin Subramaniam, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të fuqizuar edhe më shumë bashkëpunimin mes dy Komiteteve Olimpike, bashkëpunim ky që ka nisur edhe para Lojërave Olimpike Tokio 2020, me ç’rast KOK-u kishte ndërmjetësuar ardhjen e një xhudisti të Shri Lankës për përgatitje tek ekipi ynë i xhudos.

Të dyja palët diskutuan mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave, derisa të pranishëm në takim ishin edhe stafi i KOK-ut, të cilët po ashtu shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar me departamentet përkatëse të KO të Shri Lankës.

Presidenti Subramaniam, duke uruar KOK-un për medaljet e fituara në Lojërat Olimpike Tokio 2020, shprehu entuziazmin e tij për punën dhe sukseset e KOK-ut.

Në fund të takimit, u shkëmbyen edhe dhurata mes dy presidentëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat